Flash

Ronaldo, përshkruan 2021-in e tij: "Vit jo i lehtë, krenar për fitoret me Juven"

Lapsi.al 2 January 2022
Ronaldo, përshkruan 2021-in e tij: "Vit jo i lehtë, krenar
2021 ka përfunduar e Cristiano Ronaldo bëhet gati për një vit të ri, duke bërë bilancin e atij që u mbyll. Një 2021 që kampioni portugez e përkufizon si “gjithçka përveçse të lehtë”, pavarësisht 47 golave të tij në të gjitha kompeticionet. "Dy klube të ndryshme dhe pesë trajnerë të ndryshëm. Një fazë finale e Euro 2020 e luajtur me kombëtaren time dhe në pritje të kualifikimit në Kupën e Botës 2022", shkruan CR7 në një postim në Instagram, duke folur më pas për muajt e kaluar te Juventus në sezonin e tij të tretë italian, ku “isha krenar që fitova Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë dhe u bëra golashënuesi më i mirë në Serie A”. Cristiano Ronaldo mendon më pas për Vitin e Ri si pikën e kthesës së sezonit të tij me Manchester United: "Nuk jam i kënaqur me atë që po bëjmë te United. Askush nga ne nuk është i lumtur, jam i sigurt - shkruan akoma ish-sulmuesi i Juves, i cili e ka quajtur rikthimin e tij në Old Trafford si "një nga momentet më ikonike të karrierës sime" - Ne e dimë se duhet të punojmë më shumë, të luajmë më mirë dhe të ofrojmë shumë më tepër se sa po ofrojmë tani. Ne e përqafojmë 2022-ën me një mentalitet më të fortë për ta sjellë këtë klub aty ku e meriton”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI