Flash

Trajneri i Nigerisë nxjerr zbuluar Osimhen: "Më është lutur të mos e grumbulloj për Kupën e Afrikës"

Lapsi.al 2 January 2022
Trajneri i Nigerisë nxjerr zbuluar Osimhen: "Më është

Victor Osimhen ka qendruar në Nigeri për t'u rikuperuar nga Covid, por kur të kthehet në Napoli, atij nuk do t'i duhet të shkojë në Kamerun për të marrë pjesë në Kupën e Afrikës, duke qenë se është hequr nga lista e të grumbulluarve. Augustin Eguavoen, trajneri i Nigerisë, shpjegoi se si shkoi biseda me sulmuesin e Napolit: "Ai praktikisht më lutej që të mos e grumbulloja, më tha se nuk mund të jepte 100% dhe kuptova arsyet e tij".

Trajneri, duke folur për kanalin e Federatës Nigeriane të Futbollit, vazhdoi: "Ai më tha se duhej të kuptoja se ai nuk ishte mirë, ishte jashtëzakonisht i zhgënjyer dhe është për të ardhur keq që nuk mund të marrë pjesë. Madje i dhashë disa orë për të menduar për këtë, por ai nuk e ndryshoi mendjen. Duhej të bëja vlerësime për dëmtimin e tij, në fund ne zgjodhëm ta linim atë pa e thirrur."

Pasi të rezultojë negativ ndaj tamponit, Osimhen do të kthehet në Itali ku do t'i nënshtrohet një kontrolli të mollëzës së dëmtuar ndaj Interit, që më pas u operua. Nëse gjithçka shkon mirë, atëherë ai do të jetë në gjendje t'i bashkohet skuadrës së Spallettit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI