Flash

Grushti i shtetit në Sudan, kryeministri jep dorëheqjen pas protestave masive

Lapsi.al 3 January 2022
Grushti i shtetit në Sudan, kryeministri jep dorëheqjen pas protestave

Kryeministri i Sudanit Abdalla Hamdok, ka dhënë dorëheqjen pas protestave masive të zhvilluara në kryeqytetin Khartoum.

Protestat tronditën kryeqytetin ku mijëra qytetarë marshuan në rrugët kryesore duke brohoritur ‘pushtet për popullin’ , ndërsa kërkonin kthimin e sundimit të plotë civil. Nga ana tjetër forcat ushtarake u kundërpërgjigjën ashpër duke lënë të vdekur dy persona. Kjo shkaktoi edhe më shumë përplasje mes protestuesve dhe forcave të armatosura.

Në një intervistë televizive Hamdok tha se vend i tij është në një pikë kthese të rrezikshme , ndërsa theksoi se ka bërë maksimumin e tij për të mos lejuar vendin që të shkojë drejt një katastrofe, por pavarësisht kësaj nuk është gjetur asnjë consensus.

Ndërkohë sipas Komiteti Qendror të Mjekëve pro-demokratik të Sudanit që nga grushti i shtetit, më shumë se 50 njerëz janë vrarë në protesta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI