Flash

Ishin në hotel, i riu nga Sukthi plagos me pistoletë një 23 vjeçare dhe arratiset

Lapsi.al 3 January 2022
Ishin në hotel, i riu nga Sukthi plagos me pistoletë një 23

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës. Policia bën me dije se një 32 vjeçar ka qëlluar me pistoletë një 23 vjeçare në ambientet e hotelit dhe më pas është arratisur.

E reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po kreh zonën me qëllim kapjen e autorit.

“Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

Ulen rastet e reja me Covid-19 në Kosovë

Asnjë viktimë nga COVID-19 nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 29 raste të reja të infektuara me këtë v...

16:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI