Flash

Kallashnikov në bagazhin e “Range Rover”, arrestohen 2 persona të dënuar më parë

Lapsi.al 3 January 2022
Kallashnikov në bagazhin e “Range Rover”, arrestohen 2 persona

Policia e Lezhës ka informuar se janë arrestuar 2 persona  dhe janë sekuestruar: 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak, 1 automjet dhe 2 aparate celularë. Nga blutë mësohet se në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit”, është lokalizuar dhe ndaluar mjeti i dyshuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Range Rover”, me drejtues shtetasin A.Sh., dhe pasagjer shtetasin A.V., në bagazhin e këtij automjeti është gjetur një armë zjarri automatik me krehër me fishekë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A.Sh., 37 vjeç dhe A.V.,27  vjeç, banues në Malësi të Madhe, të dy të dënuar më parë për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI