Flash

Michael Schumacher mbush 53 vjeç, vijnë urimet e Ferrarit: "Jemi të gjithë me ty. Sot e çdo ditë"

Lapsi.al 3 January 2022
Michael Schumacher mbush 53 vjeç, vijnë urimet e Ferrarit:
Pak ditë pas përvjetorit të aksidentit të tij të tmerrshëm në ski, Michael Schumacher ka një tjetër përvjetor, por këtë herë të lindjes: mbush 53 vjeç. I lindur më 3 janar 1969 në Hurth, Schumi shkroi faqe legjendare të Formula 1, veçanërisht me Ferrarin, që nuk e ka harruar pilotin që e ktheu në majat më të larta të Cirkusit të madh. "Ne jemi të gjithë me ty Michael. Sot dhe çdo ditë", ishte mesazhi në rrjetet sociale i Maranellos. URIMET E JEAN TODT Ndër urimet më prekëse, nuk mungoi ai i ish-drejtorit të skuadrës së Ferrarit, Jean Todt. Francezi, i cili së fundi përfundoi detyrën e tij si President i FIA-s, iu drejtua mikut të tij me një mesazh të shkurtër të postuar në Twitter: "Gëzuar ditëlindjen Michael! Në këtë ditë të veçantë ne festojmë për një legjendë të madhe të F1 dhe një mik të dashur. Vazhdo të jesh frymëzim për të gjithë ne. Gjithë dashurinë time për rastin e ditëlindjes tënde".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI