Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Alaba e zakonet e çuditshme në Madrid: “Shpesh e gjeja veten të darkoja vetëm në restorant”

Lapsi.al 4 January 2022
Alaba e zakonet e çuditshme në Madrid: “Shpesh e gjeja veten

I mbërritur tashmë prej disa muajsh te Real Madrid, David Alaba është bërë një lojtar qendror në projektin e skuadrës së Carlo Ancelottit. Në fushë, pas një periudhe të shkurtër përshtatjeje, cilësia dhe lidershipi i tij tashmë kanë bërë diferencën. Ndonjë vështirësi më shumë, megjithatë, austriaku ka patur në lidhje me jetën e përditshme, me një ndryshim zakonesh në krahasim me Mynihun aspak të vogël e që nuk e ka lënë indiferent. Duke folur për SZ, mbrojtësi shpjegoi më mirë disa detaje që i kanë bërë përshtypje.

DARKA - Alaba ka shpjeguar menjëherë ndryshimet kryesore që “ka pësuar” jeta e tij në krahasim me kohën kur luante te Bayerni: “E sigurtë është se ndryshimi më i qartë që kam vënë re janë kohët. Sidomos në verë jeta ndalon plotësisht pasdite. E kur doja të darkoja në fillim, arrija në restorant në orën tetë dhe shpesh rrija vetëm ulur në tavolinë. Kur mbaroja dhe ikja, vinin klientët e parë."

GJUHA E REAL - Rrëfimi i mbrojtësit vazhdon: "Të dish spanjisht është shumë e rëndësishme. E mbaj mend edhe te Bayern. Të gjithë më inkurajuan të përpiqesha të flisja gjermanisht për të mësuar më shpejt. Ancelotti di shumë mirë spanjisht dhe kuptohet mirë nga skuadra. Edhe te Bayern shpjegohej mirë duke folur në anglisht. Të gjithë e dinim në atë kohë". Përsëri për Real Madridin: "Ky klub është elitë dhe gjithmonë bën gjithçka për të qëndruar lart dhe për të konkurruar. Kjo mund të shihet mbi të gjitha në Champions League, ku mentaliteti fitues është gjithmonë i njëjtë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI