Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Broja mund të luajë për një serb: manjati i mediave pranë blerjes së Southampton

Lapsi.al 4 January 2022
Broja mund të luajë për një serb: manjati i mediave

Armando Broja po i rrëmben zemrën të gjithëve te Southampton, por pikërisht në klubin anglez mund të ketë ndryshime thelbësore. Në fakt, Saints pritet të blihen nga një shoqëri e mbështetur nga manjati mediatik serb Dragan Solak. Lajmin e bujshëm e bën të ditur BBC në edicionin e tij online. Kompania e quajtur Sport Republic është duke marrë mbi 80% të paketës së aksioneve në klubin e kontrolluar nga biznesmeni kinez Gao Jisheng.

Gao e mori përsipër klubin anglez në gusht 2017, së bashku me Katharina Liebherr, e cila i trashëgoi Saints nga i ati i ndjerë Markus në 2010, kur ata ishin në League One, duke mbajtur 20% të aksioneve. Southampton pozicionohen në vendin e 14-të në Premier League, ku u ngjitën në vitin 2012. Solak është presidenti dhe themeluesi i kompanisë United Group dhe tani kërkon të futet në botën e sportit në klubin ku ylli i ri është një shqiptar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI