Flash

Italia merr vendimin: Covid nuk ndalon Serie A, por ASL-të mund të bllokojnë skuadrat në rast vatrash

Lapsi.al 4 January 2022
Italia merr vendimin: Covid nuk ndalon Serie A, por ASL-të mund të

Numri i rasteve pozitiv me Covid po rritet dita ditës pas kthimit të përgatitjeve në funksion të rifillimit të kampionatit, por asnjë javë apo ndeshje nuk do të shtyhet. Kjo është linja e vendosur nga Lega Serie A: kalendarët janë shumë të ngjeshur për t'iu drejtuar kësaj zgjidhjeje dhe kështu të gjithë në fushë siç është planifikuar për 6 janar për javën e parë të fazës së kthimit. Megjithatë, Autoritetet Lokale Shëndetësore (ASL) janë të gatshme të ndërhyjnë: përballë një vatre shpërthimi ata do të ndalojnë skuadrat të dalin në fushë ose të nisen në rast të ndeshjeve në transfertë.

E në këtë këndvështrim, e vetmja ndeshje në rrezik e javës së ardhshme është ajo e Salernitanas – tashmë është shtyrë edhe ndeshja e 20 dhjetorit në Udine – kundër Venecias. Ekipi i granata aktualisht ka 11 lojtarë pozitivë.

Ekipet duhet të përballen më pas me çështjen e lojtarëve të pavaksinuar në skuadër, të cilët janë rreth 25-28 në Serie A. Nga data 10 janar, kur të hyjë në fuqi një dekret i qeverisë, ata nuk do të mund të zbresin më në fushë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI