Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Nga drama te optimizmi, rrëfehet Eriksen: "Vdiqa për 5 minuta, tani dua Botërorin në Katar"

Lapsi.al 4 January 2022
Nga drama te optimizmi, rrëfehet Eriksen: "Vdiqa për 5 minuta,

Christian Eriksen rikthehet të flasë para kamerave për herë të parë në më shumë se 6 muaj, duke thyer një heshtje që zgjaste që para infarktit që e goditi më 12 qershorin e kaluar, gjatë ndeshjes së Euro 2020 mes Danimarkës së tij dhe Finlandës: "Ishte e pabesueshme që njerëzit ndjenë nevojën të më shkruanin dhe të më dërgonin lule - tha mesfushori për DRTV, duke kujtuar momentet e kaluara në spitalin e Kopenhagenit - Ajo që më ndodhi preku shumë njerëz, të cilët ndjenë nevojën për të ma treguar mua dhe familjes time. Kjo më bën vërtet të lumtur."

Intervista e plotë do të transmetohet vetëm të enjten, por Christian donte të ndante një fragment për t'u dërguar një mesazh tifozëve të tij: "Kur u shtrova në spital më thanë se vazhdoja të më vinin lule dhe m'u duk e çuditshme që dikush donte ta bënte këtë gjest sepse vdiqa për pesë minuta. Ishte e jashtëzakonshme dhe një ndihmë e madhe për mua që mora të gjitha ato urime për një shërim të shpejtë. Shumë më shkruajnë akoma. Doja të falënderoja të gjithë që arrita të takoja personalisht: mjekët, shokët e mi dhe familjet e tyre... Por më duhet të falënderoj edhe të gjithë tifozët që më kanë dërguar mijëra letra dhe email ose që më janë afruar në rrugë, si në Danimarkë ashtu edhe në Itali. Mbështetja që kam marrë nga e gjithë bota më ka ndihmuar ta kaloj këtë moment”.

Më pas danezi u ndal tek e ardhmja: "Qëllimi im është të luaj Botërorin në Katar. Unë dua të luaj, ky ka qenë shpirti im që në fillim. Është një ëndërr. Nëse përzgjidhem apo jo, pastaj është tjetër çështje, por ëndrra ime është rikthimi. Unë jam i sigurt se mund ta bëj, sepse nuk ndihem ndryshe. Fizikisht jam në formë të mirë, tani dua të luaj futboll dhe të tregoj se jam kthyer në të njëjtin nivel si më parë. Dua të kthehem të luaj në kombëtare, dua të kthehem në Parken. Zemra ime nuk është pengesë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI