Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Allegri sqaron merkaton e Juventus: "Morata qendron, është vetëm një lojtar në dalje"

Lapsi.al 5 January 2022
Allegri sqaron merkaton e Juventus: "Morata qendron, është

Situata e Moratas, rikthimi i Dybala dhe Chiesa, situata e vështirë me Covid, Napoli si kundërshtar i menjëhershëm (nesër) dhe rival në garën e Champions League (në muajt në vijim). Këto ishin disa nga temat që karakterizuan vigjiljen e rikthimit të Juventusit në fushë, pas pushimit të fundvitit: “Kam folur me Moratan - filloi Allegri në konferencën për shtyp - dhe i thashë që nuk do të lëvizë nga këtu: ai qëndron me entuziazëm të madh".

Po aq i qartë tekniku është edhe për situatën aktuale, me emergjencën për shumë raste pozitive ndaj Covid dhe për dëmtimet: "Nuk stërvitemi dhe bëjmë atë që na thonë të bëjmë. Infermieria? Për Bonuccin të shohim nëse do tia dalë për Superkupën, Chiesa dhe Dybala janë gati".

“Besoj se 99 nga 100% skuadra mbetet kjo”, vazhdoi trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Napolit, duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me merkaton. “Ramsey është i vetmi lojtar në dalje”, shtoi tekniku toskan.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI