Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Inter nuk ndalet, pas Onana edhe Ginter: kontratë 4 vjeçare për 3,5 milionë euro

Lapsi.al 5 January 2022
Inter nuk ndalet, pas Onana edhe Ginter: kontratë 4 vjeçare për

Pas goditjes së bërë në portë me Onana, Interi dëshiron të mbyllë një tjetër përforcim në mbrojtje, një lojtar me përvojë dhe vlera që do të kompletojë repartin për sezonin e ardhshëm. Te zikaltrit vazhdon presioni për Matthias Ginter, i cili ka bërë të ditur se nuk do të rinovojë kontratën që skadon me Borussia Moenchengladbach. Marotta ka vendosur në tavolinë një kontratë katërvjeçare me vlerë 3.5 milionë në sezon, një ofertë që kënaq qendrorin gjerman.

Vazhdon gjuetia për lojtarë me parametër zero për të forcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm te Inter. Lojtarë të besueshëm dhe me përvojë janë profilet e kërkuara nga Marotta dhe Ausilio, karakteristika që i përkasin pikërisht Ginter. Mes shumë ofertave në adresë të qendërmbrojtësit gjerman, asnjë për momentin nuk është më tërheqëse se ajo zikaltër. Për këtë arsye në Appiano ka një optimizëm të madh për mbylljen e marrëveshjes. Ginter do t'i bashkohej kështu treshes së 'mrekullive' të përbërë nga De Vrij, Skriniar dhe Bastoni, por gjithashtu mund të zëvendësonte holandezin, kontrata e të cilit skadon në 2023, nëse Suning do të detyrohej ta sakrifikonte atë në verë në emër të buxhetit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI