Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Italia bëhet edhe më braziliane: vjen aprovimi nga Fifa për Joao Pedron

Lapsi.al 5 January 2022
Italia bëhet edhe më braziliane: vjen aprovimi nga Fifa për Joao

Ka mbërritur drita jeshile nga FIFA: Joao Pedro, sulmuesi i Cagliarit, do të mund të veshë fanellën e kaltër të kombëtares së Roberto Mancinit. Joao Pedro kishte nevojë për autorizimin e Federatës Botërore të Futbollit pasi kishte luajtur për Brazilin në nivelin U 17. Lojtari i Cagliarit do të mbushë 30 vjeç dy javë para ndeshjes së radhës të Italisë në play-off kualifikuese për Kupën e Botës më 24 mars kundër Maqedonisë së Veriut. Skuadra fituese më pas duhet të përballet me fituesin e Portugali-Turqi.

BRAZILIANET - Nëse grumbullohet, mund t'u bashkohet shokëve të skuadrës me origjinë braziliane Jorginho, Emerson Palmieri dhe Rafael Toloi. Joao Pedro ka marrë tashmë nënshtetësinë italiane duke luajtur për Cagliari që nga viti 2014. Në këtë sezon ai ka shënuar deri tani 9 gola në 19 ndeshje.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI