Flash

Atentati në Don Bosko, sekuestrohen 100 kamera sigurie

Lapsi.al 6 January 2022
Atentati në Don Bosko, sekuestrohen 100 kamera sigurie

Dy ditë pas atentatit që tronditi Tiranën në një lokal në “Don Bosko”, pasi 35-vjeçari Erion Çela mbeti i vrarë dhe katër të tjerë u plagosën policia po vijon hetimet me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Mësohet se janë sekuestruar mbi 100 kamera sigurie nga zona ku ndoshi ngjarja e rëndë. Kamerat e sigurisë janë sekuestruar dhe po këqyren nga policia, me qëllim zbardhjen e itinerarit nga ka lëvizur makina e autorëve para dhe pas krimit, që tronditi kryeqytetin.  Po ashtu autoritetet po kryejnë kontrolle edhe në serviset e varrezat e makinave, pasi ka dyshime që makina e krimit të jetë çuar për pjesë këmbimi.

Ndërkohë policia ka ushtruar kontroll në banesën e të plagosurit Edmond Crroj, që është daja i viktimës, si dhe i ka sekuestruar atij telefonat, për shkak të problemeve që ai ka pasur me drejtësinë në Itali.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI