Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

"Lamtumirë presidenti kampion": në Elbasan Arena bëhen homazhet në respekt të Arben Lazes

Lapsi.al 6 January 2022
"Lamtumirë presidenti kampion": në Elbasan Arena bëhen

Elbasani dhe i gjithë komuniteti i futbollit shqiptar i ka dhënë sot lamtumirën e fundit Presidentit verdheblu, Arben Laze, i cili u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare, pas probleme kardiake. Homazhet në nderim të Lazes u zhvilluan sot në stadiumin “Elbasan Arena”, ndërkohë që i gjithë Elbasani ishte i pranishëm në ceremoninë e përcjelljes për në banesën e fundit të Arben Lazes, që njihet si njeriu që ka dhënë kontributin më të madhe për futbollin ndër vite për këtë qytet.

Pas homazheve Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, shprehu ngushëllimet për këtë humbje të madhe, teksa vlerësoi edhe kontributin që Arben Laze ka dhënë ndër vite për futbollin e Elbasanit: “Jam sot këtu për t’i dhënë lamtumirën e fundit mikut tim, Arben Lazes dhe gjithashtu në emër të Presidenti Duka dhe Federatës Shqiptare të Futbollit dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Arbenit, klubit të Elbasanit dhe gjithë komunitetit të futbollit në këtë qytet për këtë humbje të madhe”, – tha Shulku në një prononcim për mediat.

“Ai ka dhënë një kontribut madhor në zhvillimin e futbollit në Elbasan, duke e ngjitur këtë klub në majat më të larta me shpalljen kampion të Shqipërisë në sezonin 2005-2006. Ne të gjithë kemi humbur një mik shumë të madh të futbollit. Jam i bindur se ai do të mbetet gjatë në memorien kolektive të komunitetit të futbollit, por edhe më gjerë, për vlerat që kishte. U prehtë në paqe, kujtimi i Arben Lazes do të mbetet gjithmonë i paharruar”, – theksoi ndër të tjera Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së në fjalën e tij.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI