Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Napoli, një tjetër pozitiv dhe disa tampone në pritje: ASL e Torinos mund të ndalojë ndeshjen në Stadium me Juventus

Lapsi.al 6 January 2022
Napoli, një tjetër pozitiv dhe disa tampone në pritje: ASL e
Mbetet në rrezik të madh për moszhvillim ndeshja mes Juventusit dhe Napolit. Në fakt, do të ketë lojtarë të tjerë pozitivë në grupin skuadër të klubit kampan (e sigurtë një nga stafi, por disa tamponë presin ende për t'u ripërpunuar, siç ka bërë të ditur Napoli në Twitter). Tani do të pritet rezultati i testeve të reja të konfirmimit, më pas ndoshta do të vendosë ASL e Torinos. Të kaltrit mbërritën në qytet të mërkurën në mbrëmje me një ekip të shkatërruar nga Covid. Tani pozitiviteti i ri do ta bënte të pamundur zhvillimin e rregullt të ndeshjes. Janë 19 lojtarë të Napolit që kanë morrë pjesë në këtë transfertë, por 4 janë grumbulluar nga të rinjtë dhe në mesin e 15 të tjerëve janë edhe Zielinski, Lobotka dhe Rrahmani, të cilët ASL Napoli 2 i ka identifikuar si kontakte të ngushta pozitive dhe i ka detyruar të izolohen edhe pse janë të vaksinuar prej më shumë se 120 ditësh dhe ende nuk i janë nënshtruar dozës përforcuese. Juventusi është i vendosur të luajë, Napoli (dhe në veçanti presidenti Aurelio De Laurentiis) është thellësisht i mërzitur nga situata dhe qëndrimi i pa kompromis i Lega Serie A, që nuk ka dashur të marrë në konsideratë mundësinë e shtyrjes së javës. Ndeshja, në çdo rast, mbetet e varur në fije të perit dhe orët e ardhshme do të jenë vendimtare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI