Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Milan 'shtyp' Romën: Ibrahimovic humb penalltinë në shtesë, verdhekuqtë e mbyllin me 9 lojtarë

Lapsi.al 6 January 2022
Video/ Milan 'shtyp' Romën: Ibrahimovic humb penalltinë

Milani e nis vitin 2022 dhe fazën e dytë në mënyrën më të mirë të mundshme, duke mposhtur Romën 3-1 në San Siro dhe duke kaluar në -1 nga Interi kryesues. Kuqezinjtë e nisën fuqishëm ndeshjen dhe kaluan në avantazh në minutën e 8-të falë penalltisë së Giroud, ndërsa dyfishuan në minutën e 17-të me Messias, pas një shtylle të francezit. Kryeqytetasit rihapën ndeshjen në minutën e 40-të me një prekje të Abraham, por Leao e mbylli në minutën e 82-të në kundërsulm. Ibra pati kohë të humbte një penallti (93'), ndërsa Karsdorp dhe Mancini u ndëshkuan me karton të kuq.

Pavarësisht mungesave të shumta (dhjetë lojtarë përfshirë dëmtimet, Covid dhe thirrjet për Kupën e Afrikës), kuqezinjtë gjetën shpirtin dhe lojën e kohëve më të mira për të mposhtur Romën. Në San Siro përfundoi 3-1 me golat e Giroud (penallti), Messias, Abraham dhe Leao në fund të një ndeshjeje plot raste shënimi (Djalli duhet t'i bëjë një monument Maignan, vendimtar në të paktën tre rrethana; verdhekuqtë duhet t'i thonë faleminderit fatit të mirë, në formën e një traverse dhe një kryqëzimi të shtyllave), përfshirë edhe një penallti të shpëtuar nga Rui Patricio ndaj Ibrës në kohën shtesë.

Pesëmbëdhjetë minuta nga fundi, Karsdorp u ndëshkua me karton të kuq, në shtesë u përjashtua edhe Mancini (në rastin e penalltisë). Me këtë fitore, Milani ngushton në -1 diferencën nga vendi i parë, edhe pse dukshëm renditja kondicionohet nga ndeshja më pak e Interit. Roma dorëzohet edhe një herë përballë një ekipi të madh dhe shikon me shqetësim vendin e katërt, gjë që bëhet edhe më e ndërlikuar.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI