Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Strakosha e 'katranos', Bajrami i shënon: gjashtë gola për një barazim në Olimpico, fitojnë jashtë Verona e Cagliari

Lapsi.al 6 January 2022
Video/ Strakosha e 'katranos', Bajrami i shënon: gjashtë

Lazio është ndalur në një 3-3 përballë Empolit, ku Bajrami i shënoi Strakoshës me penallti, që vetë portieri i Lazios e shkaktoi. Nuk e ndihmon portierin e kombëtares kjo situatë, megjithëse Sarri ka mbetur i pakënaqur nga e gjithë skuadra. Fitojnë në transfertë ndërkohë Verona e Cagliari.

LAZIO 3-3 EMPOLI

Përfundon 3-3 mes Lazios dhe Empolit, me shqiptarët që luajnë për dy skuadrat në gjendje të ndryshme morale. Strakosha i dëshpëruar që katranosi gjithcka që në minutat e para me penalltinë e shkaktuar dhe Bajramin që shënoi kundër shkot të tij të kombëtares. Toskanët kaluan në avantazh 2-0 me golat e Bajramit me penallti dhe Zurkoëskit. Dygolëshi shkaktoi reagimin e Lacios dhe në pjesën e parë bardhekaltrit arritën vetëm të ngushtojnë diferencën me Immobile. Në pjesën e dytë protagonist absolut ishte Milinkovic-Savic, i cili fillimisht shënoi 2-2, e në shtesë bëri 3-3 pasi Di Francesco riktheu Empolin provizorisht në krye dhe Immobile humbi një penallti.

SPEZIA 1-2 VERONA

Verona fiton në transfertë kundër Spezias (1-2) dhe mbërrin në mesin e tabelës, ndërsa vendasit thithen në zonat më të ulëta të Serie A, me trajnerin e tyre, Thiago Motta, pankina e të cilit rikthehet të luhatet. Gjithçka u vendos në pjesën e dytë. Caprari ndryshoi lojën me një dygolësh të realizuar në rreth dhjetë minuta, përpara se Erlic të shënonte golin e kotë të skuadrës ligure.

SAMPDORIA 1-2 CAGLIARI

Cagliari mposhi Sampdorian 2-1 në ndeshjen e parë të fazës së dytë dhe arriti fitoren e parë jashtë fushe këtë sezon. Në Marassi, Gabbiadini e zhbllokoi ndeshjen pas 18' minutave, por në pjesën e dytë Cagliari reagoi dhe fitoi tre pikët falë golave të Deiolas (55') dhe Pavolettit (71'). Në fund, Candreva u ndëshkua me karton të kuq. Epoka e Lannas filloi me një humbje, ndërsa Mazzarri rrëmbeu një fitore të rëndësishme, e cila ndihmon ekipin e tij të marrë frymë.

Italy Serie A

Sampdoria 1-2 Cagliari

Lazio 3-3 Empoli

Spezia 1-2 Verona

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI