Flash

Kokaina në kontejnerin e bananeve, vihet në pranga agjenti doganor dhe inspektori i AKU-së

Lapsi.al 7 January 2022
Kokaina në kontejnerin e bananeve, vihet në pranga agjenti doganor dhe

Dy persona janë vënë në pranga për ngjarjen e ndodhur në 30 dhjetor, ku u kapën 119 kg kokainë në një kontenjer me banane në një magazinë në Vaqarr. Shtetasit Julian Merhori, agjent doganor në Portin e Durrësit si dhe Bujar Qurku, inspektor i AKU janë arrestuar. Ditën e djeshme Policia e Tiranës ka shoqëruar dhe pyetur të paktën 9 punonjës të skanerit në portin e Durrësit, agjentë doganore dhe punonjës të Autoritetit Kombëtar Ushqimor.

Marrja në pyetje e tyre u bë në vijim të hetimeve pasi skaneri doli i pastër, pavarësisht se në mjet kishte drogë. Mësohet se është sekuestruar e gjitha praktika dhe dokumentet, ndërsa rezulton se fleta shoqëruese e mallit të firmosur nga AKU ka rezultuar me probleme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI