Flash

Përhapja e variantit delta dhe Omicron/ Manastirliu: Vaksinimi dhe doza përforcuese domosdoshmëri

Lapsi.al 7 January 2022
Përhapja e variantit delta dhe Omicron/ Manastirliu: Vaksinimi dhe doza

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje rreth takimit që ka zhvilluar me Komitetin Teknik ku është diskutuar rreth situatës së epidemisë dhe masat anti-Covid. Manastirliu e cilësoi marrjen e dozës së tretë të vaksinës një domosdoshmëri, ndërsa shtoi se është me rëndësi zbatimi i masave aktuale.

"Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brendshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangia e grumbullimeve, ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit”, shkruan ministrja në reagimin e saj në rrjetet sociale.

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI