Flash

Situata e pandemisë në vend, Manastirliu mbledhje me Komitetin Teknik të Ekspertëve

Lapsi.al 7 January 2022
Situata e pandemisë në vend, Manastirliu mbledhje me Komitetin Teknik

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, këtë të premte ka qenë pjesë e mbledhjes së radhës me Komitetin Teknik të Ekspertëve në kuadër të situatës pandemike në vend.

Manastirliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se në këtë takim është diskutuar mbi situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anti-Covid.

Duke vënë theksin tek zbatimi me rigorozitet i masave anti-COVID, Manastirliu nenvizon se vaksinimi ndaj COVID19 është mjeti më i mirë për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.

“Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.

Është domosdoshmëri zbatimi rigoroz i masave, duke filluar nga mbajtja e maskës, distancimi, higjiena dhe padyshim VAKSINIMI, si mjeti më i mirë për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron", shkruan Manastirliu.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI