Flash

Skandali me pagat/ Prokuroria: Specialistët nxorrën të dhënat e pagave dhe ia shitën subjekteve private

Lapsi.al 7 January 2022
Skandali me pagat/ Prokuroria: Specialistët nxorrën të

Prokuroria e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me hetimet e kryera për skandalin e publikimit të pagave. Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj në një konferencë për mediat tha se për këtë ngjarje janë arrestuar 4 persona, 2 specialistë IT që nxorrën të dhënat dhe 2 punonjës kompanish private.  Sipas Imeraj, dy specialistët e IT kanë shpërdoruar detyrën duke nxjerrë të dhënat e qytetarëve dhe më pas ua kanë shitur subjekteve private kundrejt përfitimit monetar.

“Është vijuar me sekuestrimin e serverave, kompjuterave duke dalë në përfundimin e një dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova. Kemi zbuluar katër autorë të ngjarjes. Dy janë punonjës në drejtorinë e tatimeve, punonjës IT. Ka dyshime se të dhënat kanë rrjedhur prej tyre. Specialistja e IT në Drejtorinë e Tatimeve, e cila është e punësuar në AKSHI duke patur aksesin në të dhënat personale ka hyrë duke marrë këto të dhëna personale dhe ia ka shpërndarë kolegut të saj i cili ka shfrytëzuar marrjen e këtyre të dhënave dhe ka arritur që t’ua shesë subjekteve private.

Prokuroria vazhdon hetimet intensive. Sekuestrimi është bërë në Drejtorinë e Tatimeve dhe në DPSHTRR pas daljes së listës së targave. Duke pasur parasysh faktin që një veprimtari e tillë ka disa muaj që zhvillohet që nga skandali i patronazhistëve, prokuroria është në funksion të plotë me veprime të plota.”, tha Imeraj.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI