Flash

Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 4 të arrestuar në Korçë

Lapsi.al 7 January 2022
Të akuzuar për vepra të ndryshme penale, 4 të arrestuar

Katër persona të akuzuar për vepra  të ndryshme penale kanë rënë në prangat e policisë së Korçës.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se mes të arrestuarve për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt është edhe  një 31 vjeçar i arrestuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Një tjetër ka rënë në pranga pasi ka vjedhur një telefon celular.

"Vihen në pranga 4 shtetas për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Devoll, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim Xh. Q., 25 vjeç, banues në qytetin e Bilishtit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 06.07.2021, e ka dënuar me 20 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i​ automjetit në mënyrë të parregullt”.​

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, të shtetasit S. S., 31 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, Korçë, gjatë kontrollit fizik që shërbimet e policisë ushtruan ndaj këtij shtetasi, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të shtetasit I. T., 30 vjeç, banues në fshatin Vishocicë, Devoll, pasi ky shtetas u kap në qytetin e Bilishtit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Vjedhja” të shtetasit O. T., 39 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e brendshme të një biznesi, ky shtetas ka vjedhur një telefon celular në pronësi të shtetasit B. Q.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI