Flash

Veriu i zbardhur nga dëbora, ARRSH: Këto janë akset problematike

Lapsi.al 7 January 2022
Veriu i zbardhur nga dëbora, ARRSH: Këto janë akset problematike

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në veri të vendit por pa probleme me bllokimin e qarkullimit të automjeteve.

ARRSH bën me dije se reshje dëbore ka pasur në qarkun e Kukësit në lartësi mbi 600 m, në Qarkun e Dibrës, si në Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, në Qarkun e Shkodrës, si në Qafë Mali-Fierzë, Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin.

Ajo u bën thirrje shoferëve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore nëse udhëtojnë drejt akseve me prezencë bore.

"Gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore në Veri të vendit, por pa sjellë probleme me bllokimin e qarkullimit të mjeteve

Reshje dëbore ka pasur, në Qarkun e Kukësit në lartësi mbi 600 m, në Qarkun e Dibrës, si në Kuben-Vasije, Peshkopi-Qafë Drajë, në Qarkun e Shkodrës, si në Qafë Mali-Fierzë, Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Fushë Dukagjin.

Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për pastrimin e rrugës nga bora, shpërndarjen e kripës.

Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore nëse udhëtojnë drejt akseve me prezencë bore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore", njofton ARRSH.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI