Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

4 orë i rrethuar nga Berisha, Basha shpëton me ndihmën e Ramës (FOTO)

Lapsi.al 8 January 2022
4 orë i rrethuar nga Berisha, Basha shpëton me ndihmën e

Rreth 4 orë ka zgjaturr protesta e thirurr nga Sali Berisha në selinë e Partisë Demokratike, për të larguar prej aty Lulzim Bashën, kryetarin e shkarkuar me referendum nga anëtarësia e PD-së. Pak pasi disa prej mbështetësve të Berishës hyn brenda në disa ambiente të selisë blu, nga brenda vërshuan shkopinjtë e drurit dhe gazi lotsjellës. Nuk dihet se kush ishin ata që dhunuan protestusit dhe lëshuan gazin lotsjellës.

Prej disa ditësh grupimi i Sali Berishës ka folur për mercenarë dhe njerëz me rekorde kriminale që u rekrutuan nga Lulzim Basha. Mes protestuesve pati edhe të plagosur. Truproja i Lulzim Bashës, ish-efektivi i Gardës së Republikës, Astrit Gosturani, është fiksuar nga kamerat duke hedhur gaz lotsjellës në ballkonin e selisë blu, si dhe duke dhunuar protestuesit.

Më pas në mënyrë të koordinuar Lulzim Basha dhe Edi Rama futën forcat RENEA dhe FNSH për të shpërndarë protestën. Basha ka shpërndarë një deklaratë ku i kërkonte ndihmë Edi Ramës. 3 minuta më vonë policia që qëndronte pranë selisë së PD-së ka ndërhyrë. Turma është larguar jashtë perimetrit të selisë. Është hedhur gjithashtu gaz lotsjellës edhe nga policia, si dhe janë shoqëruar disa protestues. Më pas Sali Berisha dhe mbështetësit e tij u tubuan në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Tentuan të rikthehen sërish në selinë blu, por janë penguar nga policia, e cila ka përdorur sërish gazin lotsjellës.

Në këto kushte Sali Berisha e mbylli protestën, me premtimin se beteja nuk ka përfunduar këtu. Sigurinë dhe kontrollin e selisë së PD-së e mori Policia e Shtetit. Drejtori i Tiranës, Lorenc Panganika tha se protesta ishte e dhunshme, por nuk bëri komente për personat që hodhën gaz lotsjellës nga brenda selisë. Prokuroria e Tiranës ndërkohë do të hetojë pasi e konsideron “skenë krimi” selinë e PD-së. Mbetet për t’u parë se cfarë qëndrimi do të mbajnë me personat që hodhën gaz lotsjellës nga brenda selisë dhe dhunuan protestuesit. Ngjarja e sotme, me gjithë ekseset, dëshmon ndër të tjera se në fakt Basha dhe Rama janë bashkë kur është fjala për të mbajtur larg pushtetit të tyre, Sali Berishën. ©LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI