Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Analiza e protestës/ Kush humbi, kush fitoi dhe ç'ndodh më pas?

Lapsi.al 8 January 2022
Analiza e protestës/ Kush humbi, kush fitoi dhe ç'ndodh më
Pas më shumë se dy orësh përleshje të dhunshme në selinë e PD, me sende të forta, shkopa beisbolli, gaz lotësjellës, gurë dhe shkallë për të marrë kështjellën, të gjithë bëjnë një pyetje: Kush humbi dhe kush fitoi? Përgjigjja e kësaj pyetjeje ka një plan të parë për atë çka ndodhi sot, një kuadër më të gjërë për atë se çdodh nesër me opozitën dhe retrospektivë për shikimin e ngjarjeve që nga 9 shtatori, dita kur Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën e shpallur non grata. Humbi Berisha Për ditën e sotme i humbur është berisha dhe mbështetësit e tij. Ata e pranuan dorashkën e hedhur nga Basha për të shndërruar në sfidën kryesore marrjen e selisë dhe nxjerrjen nga zyra të kryetarit të shkarkuar. Ata nuk e realizunan dot këtë qëllim dhe me të gjitha mënyrat që përdori Basha tregoi se nuk mposhtet kollaj. Pra nëse ai kishte vënë si qëllim kryesor jo votën e antarësisë, jo sondazhet e opinionit, jo ruajtjen e unitetit të PD, por mbajtjen e zyrës dhe selisë, ai këtë 8 janar e arriti objektivin.  Lexo me tej:

Rama i vjen në ndihmë Bashës, dërgon komandatin e RENEA-s për të marrë kontrollin e selisë së PD

Berisha dhe foltoja treguan se nuk janë në nivelin e autoritetit të dhunshëm që gëlon për ta në imagjinatën kolektive. Ata u penalizuan edhe nga fakti se nuk iu mblodhën aq mbështetës sa prisnin, kjo edhe për faktin se nëse një pjesë e demokratëve kanë mbështetur askionin e foltores, që e kurorëzuan në stadium në 11 dhjetor, ata nuk janë të gjithë të gatshëm të përledshen me sivëllezërit e tyre të PD. Kështu që nga kjo pikpamje Berisha doli i humbur dhe nuk e rrealizoi objektivin. Basha i dëmtuari i madh Nëse i humburi i ditës është Berisha, i humburi i madh në perspektivë është Lulzim Basha. Për të mbrojtur selinë ai u detyrua të hedhë gaz lotësjellës mbi ata që dikur kanë lotuar për të sjellë atë në pushtet. Por mbi të gjitha këto pamja e mbrojtjes së selisë së tij nga policia e regjimit të Edi Ramës është një imazh që do ta ndjekë nga pas Lulzim Bashën për sa kohë do të vazhdojë të ketë jetë politike. Nga sot ai nuk është më lideri i opozitës por kukulla opozitare e një regjimi që pas drejtësisë dhe mediave më në fund ka nënshtruar edhe atë që ka mbetur nga opozita.

Andi Bushati:Basha një lolo që duhet marë pa dramë, por me të qeshur Pas kësaj që ndodhi sot Lulzim basha mund të vazhdojë ta mbrojë selinë ngë berisha me ndihmën e Ramës, por ai ka humbur votën e çdo njeriu që ka prirje opozitare në këtë vend. Praninë e policisë e kërkoi vetë Lulzim Basha, ndërsa forcat specale reaguan brenda pak sekondash, duke dëshmuar për një kordinim të shkëlqyer paraprak mes deputetëve PD-istë dhe qeverisë. basha sot fitoi selinë por humbi demokratët. Fituesit, Yuri Kim dhe Rama I fituari i madh është segmenti i lobuar që u shfaq në zyrën e Edi Ramës dy vite e ca më parë, që shkon në Uashington dhe rikthehet në atë të Yuri Kim. Tani nuk ka më asnjë dyshim se shpallja non grata kishte fiks për qëllim shkatërrimin e opozitës për ti rivënë demokratët të përleshen me gurë dhe hunj kundë njëjri tjetrit.

Kërcënon Yuri Kim: Nxitësit e dhunës do mbajnë përgjegjësi

Njësoj si në rastin e Vuçiçit në Serbi e vetmja mënyrë për të mbëjtur në këmbë një regjim që vjedh votën është që të thërmosh opozitën që ai ka përballë. Sot opozita është më e përçarë se kurrë ndaj skema e atyre që ndëshkuan Berishën dhe i kërkuan bashës ta përjashtonte atë doli më e suksesshme se çdo lëvizje. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI