Flash

Berisha nxjerr pamjet e dhunës së policisë në bashkëpunim me Bashën

Lapsi.al 8 January 2022
Berisha nxjerr pamjet e dhunës së policisë në

"Selia e PD-së është shndërruar në një bunker personal të Bashës në shërbim të Ramës" ka thënë Sali Berisha gjatë një konference për shtyp ku ka treguar videot e dhunës që u ushtrua ndaj protestuesve nga policia në bashkëpunim me Bashën. Berisha tregoi video të njerzve që ushtruana dhunë, skenat me gaz lotësjellës dhe ato të demokratëve të vjetër të gjakosur.

"Nuk ka asnjë rast në histori ku policia të ndërhyjë në selinë e një partie" tha Berisha duke cituar një shprehje të Andi Bejte se Basha u muros në murret e kryeministrisë.

"Ne nuk gërvishtëm asnjë njeri të vetëm ndryshe nga  ç'bëri Basha me narko banditët" tha ai.Janë të plagosur dhe kanë kaluar nëpër spitale 12 demonstrues. Janë të ndaluar pa asnjë motiv, të rinj të kapur në rrugë për fajin e vetëm se kanë marrë pjesë në protestë, rreth 40 protestues. Ajo çka më ka impresionuar më shumë është vendosmëria e protestuesve për të qëndruar të pamposhtur. Ata kanë sot vetëm një pyetje, kur do të kthehemi përsëri. Unë i garantoj se komisioni i rithemelimit do t'u japë atyre përgjigjen nëkohën më të shpejtë" tha ai.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI