Flash

Berisha: Policia nuk kishte pse të ndërhynte, e gjithë Shqipëria do të jetë në protestë

Lapsi.al 8 January 2022
Berisha: Policia nuk kishte pse të ndërhynte, e gjithë

Në konferencën për shtyp pas tubimit te selia e PD, ish-kryeministri, Sali Berisha tha se protesta do të vazhdojnë në të gjithë Shqipërinë. Lideri historik i Partisë Demokratike tha se nuk e morën dot selinë e PD-së pasi ajo ishte blinduar nga Basha dhe u mbrojt nga policia sipas një skenari të parapërgatitur. Berisha e ka konsideruar të panevojshme ndërhyrjen e policisë ditën e sotme ndaj protestuesve, pasi protesta ishte paqësore dhe asnjë demokrat nuk u gërvisht.

Ai tha se shumë shpejt do të njoftonte edhe protestën e radhës, të cilat i paralajmëroi edhe sot gjatë protestës në PD.

“Ndërhyrjen e ka kërkuar personalisht peng Basha. Nderim demonstruesve shqiptarë që e zhveshën para shqiptarëve se kush është. Selisa e Partisë Demokratike nuk është e PD-së por objekt i Ministrisë së Brendshme. PD është bunker i Bashës. Protestuesit paqësorë erdhën aty për clirimin e  godinës. Policia nuk mund të hynte në ndërtesën e një partie politike. Aty nuk ndodhi asgjë kërcënuese për asnjë njeri. Nuk ka njeri të gërvishtur dhe kjo dëshmon karakterin paqësor te kësaj proteste. Sot fituam jo pak. Kjo protestë hyn në histori si protesta që ndau opozitën e vërtetë nga pseudoopozita”- u shpreh ai.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI