Flash

Covid-19 në Shqipëri/ Shënohen 1801 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit

Lapsi.al 8 January 2022
Covid-19 në Shqipëri/ Shënohen 1801 raste të reja dhe 4

1.801 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19, nga 8.327 testime të kryera gjithsej, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se katër pacientë kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në 3.237. Viktimat janë: një qytetar nga Berati 58 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 64-65 vjeç, një qytetar nga Vlora 70 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 12.283 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,967 që nga fillimi i epidemisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI