Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Lega Serie A fiton tre ankimime në Gjykatë kundër ASL: Torino, Udinese e Salernitana do të luajnë

Lapsi.al 8 January 2022
Lega Serie A fiton tre ankimime në Gjykatë kundër ASL: Torino,

Lega Serie A ka fituar tre nga katër apelimet e paraqitura kundër masave të ASL-ve vendase: Gjykata Adminstrative Rajonale e Friuli Venezia Giulia, ajo e Piemontes dhe ajo e Kampanjas i kanë dhënë të drejtë Legas, pas përcaktimit të karantinës nga autoritetet për Udinesen, Torinon dhe Salernitanan, me lojtarët negativë që nuk janë më në izolim. Nga ana tjetër, Gjykata Adminstrative Rajonale e Emilias konfirmoi karantinën për Bolonjan. Kështu, java e 21-të e Serie A do të luhet pothuajse tërësisht (vetëm Cagliari-Bologna shtyhet), por ka ende paqartësi për datat dhe oraret e disa ndeshjeve.

UDINESE-ATALANTA - Gjykata Adminstrative Rajonale e Friuli Venezia Giulia pranoi ankesën e paraqitur nga Lega e Futbollit kundër dispozitës së autoritetit shëndetësor friulian që ndalonte zhvillimin e ndeshjeve të skuadrës bardhezi kundër Fiorentinës (të enjten e kaluar) dhe Atalantës (nesër), pas infeksionit nga Covid që ka përfshirë 12 lojtarë dhe tre anëtarë të stafit. Kështu, vendimi i Gjykatës Administrative Rajonale autorizon që ndeshja e nesërme e planifikuar në Dacia Arena në Udine në orën 16:30 të luhet rregullisht.

TORINO-FIORENTINA - Gjykata Administrative Rajonale e Piemontes pranoi ankesën e Lega Serie A, duke pezulluar karantinën në të cilën Torino ishte detyruar të qendronte për shkak të një dispozite të Autoriteteve Shëndetësore Lokale (ASL) të 5 janarit të kaluar dhe për këtë arsye ndeshja kundër Fiorentinës do të luhet, por ka paqartësi për datën: nisur nga pezullimi i dispozitës, ndeshja mund të luhet edhe të dielën në orën 14:30 sipas programit, por duke pasur parasysh ndalimin e Torinos në ditët e fundit, hipoteza për shtyrjen e saj për të hënën e 11 janarit në orën 18:30 mbetet në fuqi. Situata është në evolucion e do të jenë vendimtare orët e ardhshme dhe një rol të rëndësishëm do të luajnë edhe rezultatet e tamponëve të cilave i është nënshtruar Torino, e që priten të dalin pasdite.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI