Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

'Manjaku' i Manchester City del nga burgu: me 7 akuza për përdhunim Mendy lirohet me kusht

Lapsi.al 8 January 2022
'Manjaku' i Manchester City del nga burgu: me 7 akuza për

Mbrojtësi i Manchester City, Benjamin Mendy, i akuzuar për përdhunim dhe agresion seksual, ka parë më në fund dritë në fund të tunelit, duke qenë se pas makthit të kaluar për më shumë se 4 muaj në burg, është liruar me kusht. 27-vjeçari u akuzua për agresion ndaj pesë grave midis tetorit 2000 dhe gushtit 2021. Mendy, i pranishëm në një seancë gjyqësore në Chester, ka qendruar në burg që nga arrestimi i tij në gusht. Lojtari i kombëtares franceze përballet me shtatë akuza për përdhunim dhe një për gjashtë agresione seksuale. Gjyqi i tij duhej të fillonte këtë muaj, por tashmë është zyrtare se nuk do të fillojë deri në qershor.

Mendy është liruar me kusht deri më 24 janar, kur është caktuar një seancë tjetër paraprake. Anësori i majtë i mbrojtjes ka luajtur me kampionët aktualë të Premier League që nga viti 2017, kur nënshkroi duke ardhur nga Monaco për 52 milionë paund. Mendy u arrestua dhe u padit më 26 gusht. Lirimi me kusht ishte mohuar më parë në tre raste.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI