Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me Ragnick është problem, Ronaldo vendos veton: "Ose unë, ose ai"

Lapsi.al 8 January 2022
Me Ragnick është problem, Ronaldo vendos veton: "Ose unë,

Në një karrierë të jashtëzakonshme, edhe tani që shkon drejt mbylljes, Cristiano Ronaldo kërkon gjithmonë më të mirën. Lojtari i jashtëzakonshëm portugez ka një kontratë, e cila përfundon më 2023, por në mënyrë të papritur mund të largohet nga Manchester United një vit përpara përfundimit të saj, ashtu si ndodhi në fakt edhe me Juventus në merkaton e verës. Motivi, sipas Daily Star, është raporti jo i mirë me trajnerin aktual të “Djajve të kuq”: nëse Ragnik nuk largohet, do të jetë Ronaldo ai që do të largohet nga Old Trafford.

Emrat për momentin të vlerësuar nga drejtuesit për të qenë trajnerë të skuadrës janë ato të Pochettinos, Ten Hag dhe Rodgers, edhe pse vullneti i drejtorit administrativ, Arnold, është ai që t’i dhurojë tifozëve një profil tekniku që ta dërgojë skuadrën në majat e futbollit europian. E sigurtë është se nga CR7 nuk pritet një kthim i bujshëm tek Juventus, pas largimit në verën e kaluar, kështu që destinacioni është i gjithi për tu zbuluar.

Për momentin, United është 22 pikë pas 'kushërinjve' kryesues të Manchester City, edhe pse ka dy ndeshje më pak. Kjo natyrisht nuk e ndihmon të përfshihet në luftën për titull, ndaj Ronaldo, tanimë është duke menduar largimin drejt një ekipi, që të jetë i aftë të fitojë trofe, sikurse kërkon portugezi.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI