Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Në Angli zbulojnë tronditjen e Guardiolës: Haaland ka zgjedhur Real, bashkë me Mbappe

Lapsi.al 8 January 2022
Në Angli zbulojnë tronditjen e Guardiolës: Haaland ka zgjedhur

“Vitin tjetër do të luaj këtu, në Spanjë”, tha Erling Haaland gjatë një udhëtimi në Marbella vetëm pak ditë më parë dhe tani më shumë konfirmime vijnë nga Anglia: sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund ka zgjedhur Real Madrid si destinacionin e tij të ri. Sipas asaj që raporton Mirror, në faqen e parë, Haaland ka vendosur të shkojë të luajë për skuadrën e Ancelottit (që ndërkohë po punon edhe për blerjen e Kylian Mbappe) dhe vendimi i tij i ka dhënë një goditje të rëndë Pep Guardiolës, i cili e kishte evidentuar atë si zëvendësuesin e Agueros, pas refuzimit të Kane për t'u larguar nga Londra verën e kaluar.

Florentino Perez synon të formojë një dyshe sulmi yjor, që do t'i bënte të gjithë tifozët e Realit të rijetojnë vitet e 'galaktikëve' dhe, sipas asaj që mësohet, ai ka gjashtë muaj që punon për nënshkrimin me norvegjezin, aq sa e ka bërë të refuzojë të gjitha destinacionet e tjera të mundshme (Manchester City, Manchester United, Barcelona dhe PSG).

Detajet që vijnë nga Anglia kanë mbërritur pas fjalëve të shefit ekzekutiv të Borussia Dortmund, Hans Joachim Ëatzke, i cili në një intervistë për Der Spiegel garantoi se një lamtumirë e Haaland në janar "është e pamundur", por edhe duke supozuar se "do të jetë e vështirë ta ndalosh atë". “Megjithatë – shtoi ai – ne duam ta bëjmë dhe do të përpiqemi”. Sulmuesi norvegjez ka një klauzolë lirimi prej 75 milionë euro që do të jetë e vlefshme nga qershori, e me këtë shifër Real mund ta sjellë atë në Madrid bashkë me Mbappen, kontrata e të cilit me PSG do të skadojë në verë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI