Flash

“Në seli ka vrasës dhe persona në kërkim”/ Ish-kryeministri Berisha: Do të ngremë padi për të gjithë

Lapsi.al 8 January 2022
“Në seli ka vrasës dhe persona në kërkim”/

Ish-kryeministri, Sali Berisha gjatë një prononcimi për mediat ka bërë një deklaratë të fortë duke u shprehur se në selinë blu ka vrasës e njerëz në kërkim. Berisha ka identifikuar njërin prej tyre, duke thënë se brenda është një person me mbiemrin Shata, teksa shtoi se për të gjithë do të ngrihet padi. Lideri historik i Partisë Demokratike tha se policia ndërhyri me kërkesë të Bashës tek kryeministri Edi Rama.

" Por as blindet dhe as vrima e miut nuk e shpëton më nga populli opozitar Lulzim Bashën. U arrit sot shumë. Sot u arrit që çdo shqiptar të kuptojë se ç’përfaqëson Basha para tyre për interesat e tyre.

Që aty ka vrasës është e qartë njëri me mbiemrin Shata. Ka dhe të tjerë.  Janë madje në foto persona të grupeve fondamentaliste. Ndaj të gjitha këtyre do ngrihen padi. Lidhur me faktin se narkopolicia pas telefonatës që mori nga Rama që të ndërhynte me kërkesë të Bashës, ajo kërkoi  që Basha ta bëjë kërkesën publike. Dhe ai e bëri kërkesën publike dhe vetëm pasi u bë kërkesa publike policia ndërhyri shtazërisht”, tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI