Flash

Protesta përpara PD/ Avokati i Popullit: 59 të shoqëruar në polici, 7 qytetarë morën ndihmë mjekësore në spitale

Lapsi.al 8 January 2022
Protesta përpara PD/ Avokati i Popullit: 59 të shoqëruar në

Avokati i Popullit ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të organizuar përpara selisë së PD-së. Avokati i Popullit ka bërë një bilanc të protestës duke thënë se në total janë 59 të shoqëruar, 8 të mitur, ndërsa ka dhënë informacion dhe për gjendjen e të shtruave në spitale.

"Sipas konstatimeve të Avokatit të Popullit, në të gjitha komisariatet e kryeqytetit ishin shoqëruar në total një numër prej 59 qytetarësh nga të cilët 28 persona në Komisariatin nr.1, 14 persona në Komisariatin nr.2, 8 persona në Komisariatin nr.3, 5 persona në Komisariatin nr.5, 3 persona në Komisariatin nr.6  dhe 1 person në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Të dhënat i referohen kohës së kryerjes së inspektimeve dhe situata vijon të jetë në dinamikë. Ndërkohë sipas verifikimeve, 8 ndër të shoqëruarit ishin të mitur. Për të miturit veprimet kryheshin me përparësi dhe ishin njoftuar familjarët për të qenë të pranishëm në momentin e pyetjes së tyre", thuhet në njoftim.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI