Flash

Situata mes Bashës dhe Berishës/ Rama ka një thirrje për demokratët: 'Varini teneqet'

Lapsi.al 8 January 2022
Situata mes Bashës dhe Berishës/ Rama ka një thirrje për

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratave të kundërshtarëve të tij politik, Berishës dhe Bashës, të cilët hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit për bashkëpunim me kryeministrin. Ndryshe nga më herët, kur kreu i qeverisë ishte më pak i drejtëpërdrejtë në mesazhin e tij, kësaj radhe Rama ka 'folur' qartë. Përmes një reagimi në "Twitter", kryeqeveritari i ka quajtur kufoma politike Lulzim Bashën dhe Sali Berishën.

Në këto kushte kryeministri iu ka bërë një thirrje demokratëve, ndërsa iu kërkon që të lënë mënjanë Bashën dhe Berishën:

"Ejani t'i japim ç'mundemi Shqipërisë, të bashkuar si shqiptarë, si qytetarë, si njerëz! Lërini në fatet e parashkruara humbësin kronik të selisë blu dhe personazhin pa seli të listës së zezë, të cilët të kujtojnë të dy fjalët e Xhokerit, "Skam asgjë për të humbur.Asgjë s'më dhemb dot më.Tashmë jeta ime është thjesht një komedi"! Sa u shkon ai llafi... Varu teneqet!", tha Rama.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI