Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Barcelona befasohet një minutë nga fundi: Granada i rrëmben barazimin me Puertas

Lapsi.al 8 January 2022
Video/ Barcelona befasohet një minutë nga fundi: Granada i

Barazim zhgënjyes për Barcelonën në javën e 20-të të La Ligës: Të besuarit e Xavit nuk shkojnë përtej 1-1 në fushën e Granadës, me Puertas (89') që i përgjigjet goditjes me kokë të de Jong (57'). Real Sociedad i rikthehet fitores, duke mposhtur Celta Vigon 1-0 falë golit të Oyarzabal në minutën e 13-të, suksesi i parë në kampionat për skuadrën e fundit të renditjes Levante, që mposhti Mallorca 2-0 me golat e Soldado (47') dhe Morales ( 97').

Një mundësi e madhe e cuar dëm nga Barcelona, e cila në fund pa t'i zbehet një sukses shumë i çmuar për t'iu afruar zonës së Champions: në fakt, në minutën e 89-të, Granada barazoi 1-1 dhe befasoi Xavin. Sfida u duk se u zhbllokua në minutën e 8-të, por goli me kokë i De Jong u anullua për shkak të pozicionit jashtë loje të Gavit, në zhvillimin e aksionit. Në mesin e pjesës së parë, ter Stegen ruajti rezultatin në të majtën e Machis në zonë, por rezultati ndryshoi në favor të katalanasve në pjesën e dytë: krosimi nga e djathta i Dani Alves u shfrytëzua saktë me kokë nga de Jong, i cili këtë herë është në pozicion të rregullt dhe mposhti Maximianon.

Në fund, megjithatë, situata e Barcelonës u komplikua: në minutën e 80-të Gavi, i ndëshkuar me karton të verdhë në pjesën e parë, mori të dytin për një faull të rëndë ndaj Collados duke i lënë katalanasit në inferioritet numerik. Granada e shfrytëzoi këtë dhe, pak sekonda nga koha shtesë, gjeti golin e barazimit: në zhvillimet e një goditje dënimi Puertas goditi brenda zonës, duke nënshkruar 1-1 dhe duke befasuar Barcelonën. Një barazim, madje i teti në njëzet ndeshjet e La Ligës, që i bën dëm skuadrës së Xavit, që humbet kështu mundësinë për të kaluar në vendin e tretë për disa orë. 32 pikë për blaugranat, -1 nga Real Sociedad dhe Betis. Nga ana tjetër, Granada u ngjit në kuotën 24 dhe qëndron në +8 nga zona e rënies, duke ndalur një tjetër skuadër të madhe pas fitores 2-1 ndaj Atleticos.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI