Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Dortmund spektakolar në Bundesligë: nga 2-0 në 2-3, Eintracht del nga zona Europa League

Lapsi.al 8 January 2022
Video/ Dortmund spektakolar në Bundesligë: nga 2-0 në 2-3,

Borussia Dortmund inauguron fazën e dytë të Bundesligës me një fitore të pabesueshme me përmbysje, 3-2 në fushën e Eintracht Frankfurt dhe afrohet në -6 nga Bayern kryesues: Hazard (71'), Bellingham (87') dhe Dahoud (89)' i përgjigjen dygolëshit të Borres në pjesën e parë (15' dhe 24'). Leipzig fiton duke mposhtur Mainzin 4-1 me André Silva (dygolësh), Szoboszlai dhe Nkunku, ndërsa Hoffenheim arrin i treti falë fitores 3-1 ndaj Ausburgut.

Një arritje e vërtetë e Borussia Dortmund, që nën dy gola deri në minutën e 70 gjen një sukses të pabesueshëm 3-2 ndaj Eintracht. Verdhezinjtë shkuan afër shënimit pas pak më shumë se një minute, me të djathtën e Meunier, që u devijua në shtyllë nga një ndërhyrje e shkëlqyer e portierit Trapp. Në minutën e 15', megjithatë, vendasit kaluan në avantazh: goditja e dënimit e Kostic e devijimi vendimtar i Borre në fluturim, përfundon në rrjetën e Kobel, që e preku por nuk mundi ta largojë. Kaluan vetëm 9 minuta dhe kolumbiani realizoi 2-0, duke përfituar nga një gabim në mbrojtje i Reus. Miqtë u futën në vështirësi dhe në minutën e 29-të N'Dicka goditi shtyllën nga vetëm pak hapa, duke humbur 3-0 e mundshëm në krosimin e Lindstrom, që do të kishte vulosur ndeshjen.

Në pjesën e dytë, megjithatë, ndodhi e pabesueshmja: në minutën e 71-të, Haaland shërbeu për Hazard që mposhti Trapp dhe shkurtoi distancën duke shënuar 2-1 nga fare pranë. Nga ky moment nis rikuperimi i verdhezinjve, të cilët fillimisht barazuan 2-2 me goditjen me kokë të Bellingham në minutën e 87-të, e më pas, dy minuta më vonë, shënuan golin e fitores falë goditjes me të djathtën në hyrje të zonës nga Dahoud. i cili firmosi 3-2 në favor të Dortmund. Tani, skuadra e Rose është e dyta me 37 pikë, -6 pas Bayern Mynih. Eintracht, nga ana tjetër, mbetet i shtati në kuotën 27 pikë, pasi ëndërroi për 70 minuta të bashkohej me Friburgun në vendin e katërt.

https://youtu.be/YqhAE1R9lh8

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI