Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Bilanci/Si po e shfrytëzon Berisha disfatën e 8 janarit

Lapsi.al 9 January 2022
Bilanci/Si po e shfrytëzon Berisha disfatën e 8 janarit
Sali Berisha i shoqëruar nga anëtarët e Komisionit të Rithemelimit janë rikthyer në selinë e PD, një ditë pas protestës për të dhënë një mesazh: Dhuna ka vetëm një autor, Lulzim Bashën. "Ka një fakt të rëndësishëm, nuk ka asnjë të gërvishtur nga pala tjetër, por ata janë vetëm mes protestuesve dhe gazetarëve" i'u përgjigj ai pyetjes së një reporteri. Berisha pranoi se ata vërtet kishin si qëllim heqjen e dyerve të blinduara, por këtë do e bënin në mënyrën më paqësore të mundshme. "Kush qëlloi para policisë me gaz lotësjellës? Kush goditi nga lart me karige dhe ujë? Natyrisht pas këtyre njerëzit e humbin durimin dje reagojnë" tha ai. Berisha këmbënguli se në seli kishte njerez të armatosur me rekorde kriminale: "Basha ka mbajtur në seli vrasësit dhe ka nxjerrë jashtë me makinën e tij, armët në mënyrë që nëse policia do të futej në seli, të mos i gjente vrasësit e tij të armatosur".nbsp; Ai onsistoi në misionin paqësor të atyre që e mbështetën duke tërhequr vëmendjen se Basha e vazhdoi dhunën deri në mëngjes duke hartuar lista të demokratëve që duheshin denoncuar në polici. "Protestuesit u larguan vetëm pasi hordhitë, narkobanditët me uniformë përdorën sasi toksike gazi kundra tyre dhe se pavarësisht nga këto, dyert e blinduara nga Lulzim turpi i hapën" vazhdoi ai duke shtuar: "heronjtë e 8 janarit, me mencurinë, vetëpërmbajtjen, gjakëftohtësinë që karakterizon një shumicë demokratike, u faktuan shqiptarëve se: Lulzim Brava është një armik po kaq i egër, një fytytë po kaq mizore, sa ajo e Edi Ramës. Pra versioni i Berishës është i qartë. Dhuna ka ardhur nga brenda godinës dhe prova më ulëritëse për këtë është fakti se të plagosurit janë vetëm mes protesuesve. Në pamundësi për të pushtuar selinë lideri historik do ta shfrytëzojë 8 janarin për të shtuar armiqësinë e demokratëve me Bashën dhe për të tkururr edhe më rretjin e zvogluar të mbështetësve që i ka mbetur atij.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI