Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

"Novak si Spartaku, simbol i botës së lirë": i ati i Djokovic e idealizon i vëllai e krahason me Krishtin

Lapsi.al 9 January 2022
"Novak si Spartaku, simbol i botës së lirë": i ati i

Srdjan Djokovic, babai i Novak, ka dalë në mbrojtje të djalit të tij, i cili është i bllokuar në një hotel në Melburn. “Ai është bërë simboli dhe lideri i botës së lirë, një bote me kombe dhe njerëz të varfër dhe të shtypur”, tha ai për mediat ruse. "Mund ta burgosin sonte, ta lidhin me zinxhirë nesër, por e vërteta është si uji, sepse gjithmonë e gjen rrugën. Novak është Spartaku i botës së re, që nuk toleron padrejtësinë, kolonializmin dhe hipokrizinë".

“Novak ka dëshmuar se mund të arrish çdo gjë nëse ke ëndrra dhe këto ëndrra ai i ndan me miliarda njerëz që e admirojnë”, janë fjalët e të atit të tenistit numër 1 në botë.

I ashpër dhe pozicionimi i vëllai të tij Djordje që e quajti të gjithë aferën si "skandalin më të madh sportiv dhe diplomatik" përpara se të nënvizonte se Novak nuk ishte i vetmi lojtar që iu dha përjashtimi mjekësor. "Ai kishte të njëjtin dokument si disa tenistë që tashmë janë në Australi", shpjegoi ai në një konferencë për shtyp, të mbajtur bashkë me babanë e tij në Beograd. "Novak dhe ekipi i tij nuk kanë pasur asnjë mënyrë për të kontaktuar me autoritetet federale. Ai u trajtua si një kriminel, ndërsa ai është një njeri i shëndetshëm dhe i respektuar dhe një sportist që nuk ka rrezikuar jetën e askujt dhe nuk ka kryer asnjë krim federal apo ligjor". Djordje, i cili e krahasoi situatën e vëllait të tij me kryqëzimin e Jezu Krishtit, më pas iu drejtua drejtpërdrejt kryeministrit australian Scott Morrison: "Po sillesh sipas parimeve të tua, të cilat nuk kanë të bëjnë me ne dhe parimet tona. Ne jemi njerëz dhe ti nuk je".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI