Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Inter, mrekullia e tetë ka firmën e mbrojtjes: Strakosha nuk shmang dot kapitullimin 2-1 të Lazios

Lapsi.al 9 January 2022
Video/ Inter, mrekullia e tetë ka firmën e mbrojtjes: Strakosha nuk

Interi e nis me një fitore me peshë vitin 2022. Në javën e 21 të Serie A, skuadra e Inzaghit mposhti Lazion me rezultatin 2-1 dhe me një ndeshje më pak mbetet në krye +1 nga Milani. Në San Siro, në pjesën e parë Bastoni (30') zhbllokoi ndeshjen me një goditje me të majtën në hyrje të zonës, më pas Immobile (35') përfitoi nga përgjumja e mbrojtjes zikaltër dhe barazoi rezultatin. Në pjesën e dytë, Skriniar (67') vendosi ndeshjen me një goditje me kokë që mposhti Strakoshën. Fitorja e tetë radhazi në kampionat për Inzaghin.

Përgjigja u dha, por sa shumë e vështirë ishte. Interi rikthehet në krye të renditjes së Serie A, duke i marrë vendin kushërinjve të Milanit që e shijuan vetëm për një pasdite. Zikaltrit u kthyen në fushë për debutimin në vitin e ri duke kapërcyer Lazion, që e trembi jo pak skuadrën e ish-teknikut të tyre Inzagji. Këtë herë tekniku e fitoi derbin e tij të preferuar, por duhet të falënderojë Alessandro Bastonin, mbrojtësin që godet si numër 10 dhe mbron si pak dinë të bëjnë në Itali. Gol e asist për Skriniar, i cili me dy magjitë e bëri të kotë dridhjen e shkaktuar nga barazimi provizor i Immobile.

Mbrojtësi mundi Strakoshën, gjithnjë i sigurtë e preciz mes shtyllave e që mbajti Lazion në lojë me dy ndërhyrje të mëdha, por i dha vlerë edhe më shumë repartit difensiv zikaltër që këtë herë vërtetë pësoi gol pas 587 minutash, por ndihmoi Interin me dy gola të fitonte ndeshjen. E tani mendja e zikaltërve mund të shkojë në mbrëmjen e së mërkurës, kur Juventus do të mbërrijë në San Siro për Superkupën.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI