Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Përmbysja e çmendur e Juventus: gola magjik, goditje dënimi, karton i kuq e penallti e pritur në fund nga Sczezsny

Lapsi.al 9 January 2022
Video/ Përmbysja e çmendur e Juventus: gola magjik, goditje

Fantastik Juventus, që me shumë mungesa në formacion mposhti Romën 4-3 në ndeshjen e javës së 21 të Serie A, duke u shkëputur në renditje nga verdhekuqtë. Ndodhi gjithçka në Olimpico: vendasit kaluan në avantazh me Abraham (11'), por menjëherë u arritën nga Dybala (18'). Në pjesën e dytë, lojtarët e Mourinhos parakaluan përsëri me Mkhitaryan (48') dhe Pellegrini (53'), por u përmbysën nga golat e Locatelli (70'), Kulusevski (74') dhe De Sciglio (77'). Në fund, de Ligt u përjashtua me karton të kuq, por Pellegrini humbi penalltinë e barazimit të mundshëm.

Shtatë gola, një penallti (përsëri) e shpëtuar nga ish-Szczesny, kartoni i kuq i De Ligt: ndodh e gjitha kjo dhe më shumë akoma në fitoren 4-3 të Juves kundër Romës në Olimpico. Bardhezinjtë kështu u shkëputën në renditje, duke mbetur në ndjekje të Atalantës dhe vendit të katërt. Dy nga tre golat e vendasve erdhën nga goditjet standarde: i pari, në krosimin e Veretout nga këndi dhe goditjen e saktë të Abraham me kokë, dhe i treti, me një të djathtë të përsosur të Pellegrinit në një goditje dënimi. Në mes tyre, barazimi momental i nënshkruar nga Dybala dhe dyfishimi i Mkhitaryan, pas një asistimi të Pellegrinit, me goditjen e devijuar që befasoi portierin polak të bardhezinjve. Më pas ishte Locatelli që nisi rikthimin, që më pas u kurorëzua nga Kulusevski dhe De Sciglio. Juventus nuk pësonte të paktën dy gola që nga humbja ndaj Veronës, më 30 tetorin e kaluar dhe në shtatë ndeshjet e fundit kishte pësuar vetëm dy gola në total.

FILMI I 'OLIMPICO': TË GJITHË GOLAT E NDESHJES

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI