Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Video/ Tirana njofton blerjen misterioze: ja kush është lojtari 'i fshehur' bardheblu

Lapsi.al 9 January 2022
Video/ Tirana njofton blerjen misterioze: ja kush është lojtari

Suksesi 4-2 në miqësoren me Bylis, të luajtur në orën 14:00, në ambientet e kompleksit sportiv “Skënder Halili” e të vendosur me golat e Dansos, Gjumsit, Seferit e Beshirajt, ishte rasti për të parë edhe njëherë gjendjen e skuadrës para rikthimit të kampionatit, por jo momenti për të parë akoma lojtarin 'X' të njoftuar nga bardheblutë në një postim në faqen zyrtare të klubit. Tirana ka marrë edhe pak kohë, sa të sistemojë cështjen e zhbllokimit të merkatos. Në klubin bardheblu e konsiderojnë të zgjidhur situatën, duke qenë se shuma për tu paguar, në lidhje me detyrimin që Tirana ka për Gyamfin e Danson, është relativisht i vogël, rreth 20 mijë euro.

E megjithatë, akordi me lojtarin misterioz, të mbajtur qëllimisht fshehur nga bardheblutë, është arritur: Devid De Santana Silva, 25 vjecari që ka luajtur sezonin e kaluar me Kastriotin. Shtatlarti 190cm ka bërë 11 prezenca me Covilha në ligën e dytë në Portugali dhe konsiderohet si zëvendësuesi ideal për Michael Ngo’o i dëmtuar. Lojtari me Kastriotin sezonin e kaluar ka shënuar 10 gola në 29 takime dhe njohja që ka me kampionatin tonë e bën lojtarin e përzgjedhur nga Orges Shehi.

Tekniku do të humbasë gjatë anglezin: koha e parashikuar për ta parë sërisht në fushë është fillimi i marsit. Lojtari do ti nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në 11 ose 14 janar dhe nga aty rehabilitimi mendohet të arrijë në 6 javë. Sigurisht që do të varet shumë edhe nga aftësia rikuperuese e Ngo’o, por me llogari të bëra, duke shtuar edhe kohën që do ti duhet për të gjetur formën, është vështirë që sulmuesi të kthehet në dispozicion përpara marsit. Kështu, ja ku mbërrin Devid, me 25 herë kampionët që kërkojnë ta mbyllin historinë e janarit me vetëm një emër të ri, që në fakt është njohja e vjetër e Superiores.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI