Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Wanner, 16 vjecari që mahniti Bayern: për Nagelsmann është një “talent i jashtëzakonshëm”

Lapsi.al 9 January 2022
Wanner, 16 vjecari që mahniti Bayern: për Nagelsmann është

Bayern Munich humbi përballë Borussia Monchengladbach të premten mbrëma, por për Paul Wanner ishte sidoqoftë një natë e veçantë. Bavarezët duhej të bënin pa 10 lojtarë pozitivë me Covid, të dëmtuarit Goretzka dhe Stanisic dhe Choupo-Moting e Sarr, të impenjuar në Kupën e Afrikës. Për këtë arsye, Nagelsmann iu desh të përfshinte lojtarë edhe nga ekipet e të rinjve për të kompletuar ekipin. E, në minutën e 75-të, ai hodhi në fushë Paul Wanner, i lindur në 2005, i cili në moshën 16 vjeç e 15 ditë, është debutuesi më i ri në historinë e Bayern Munich (para tij Musiala 17 vjeç e 115 ditë) dhe i dyti më i ri në historinë e Bundesligës (përpara tij Moukoko që luajti me Dortmundin në moshën 16 vjeç e një ditë).

I shpejtë dhe elegant, Wanner mund të mbulojë të gjitha pozicionet ofesnive pas qndërsulmuesit: ai preferon të luajë pas sulmuesit të parë, por di gjithashtu të luajë edhe në krahë. Në grumbullim me ekipin gjerman U17 në Spanjë, Wanner u thirr me nxitim nga drejtuesit e Bayern për të kompletuar skuadrën kundër Gladbach. Bavarezët e morën nga Ravensburgu kur ishte vetëm 12 vjeç. Në moshën 15-vjeçare filloi të luante me të rinjtë. Gjysmë gjerman dhe gjysmë austriak, Wanner, një majtosh natyral, por shumë i zoti edhe me të djathtën, zotëron pasaportë të dyfishtë. "Një talent i jashtëzakonshëm - tha Nagelsmann për të -. Ai duhet të mbetet i kthjellët, nëse e bën, të gjitha dyert do t'i hapen. E ardhmja e tij do të vendoset në bazë të mënyrës sesi do të përdorë kokën, nëse gjithcka do të varej vetëm në kualitetin që ka në këmbë, gjithçka do të ishte e përcaktuar tashmë”. Me pak fjalë, për të qenë në gjendje të cajë në futbollin e madh, Wanner thjesht duhet të mbajë këmbët fort në tokë. Me përulësi dhe durim. E ndoshta të përfitojë sërisht nga mundësitë që do t'i shfaqen.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI