Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Blofi me variantin “Deltakron”/ Mund të jetë një gabim në laborator

Lapsi.al 10 January 2022
Blofi me variantin “Deltakron”/ Mund të jetë një

Varianti i ashtuquajtur "Deltakron" i virusit SARS-CoV-2 që u tha se ishte një bashkim i variantit Omicron me atë Delta, mund të jetë rezultat i një gabimi të analizës laboratorike.

Ky është dyshimi që po qarkullon tashmë në komunitetin shkencor.

“24 sekuencat e depozituara nga studiuesit qipriotë janë analizuar mjaftueshëm në detaje: sipas të gjitha gjasave është një artefakt”, - tha studiuesi Marco Gerdol për ANSA.

“Është pothuajse e sigurt që edhe mund të krijohet një variant hibrid midis Delta dhe Omicron sepse fenomenet e rikombinimit janë të njohura dhe tashmë janë vërejtur, për shembull, midis varianteve Alfa dhe Delta”, - nënvizoi shkencëtari.

Megjithatë Leonidos Kostrikis, kreu i Laboratorit të Bioteknologjisë dhe Virologjisë Molekulare në Universitetin e Qipros, në një intervistë me Bloomberg këmbëngul në korrektësinë e të dhënave të tyre.

Ai argumentoi se nuk ka gjasa të jetë gabuar në laborator pasi gjenomet janë analizuar në procedura të ndryshme dhe në më shumë se një shtet. Sipas tij u gjet gjithashtu të paktën një sekuencë e ngjashme nga Izraeli me karakteristikat e Deltacron. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI