Flash

Daçiç: Kam frikë nga presionet për ta njohur Kosovën, por nuk ka kompromis

Lapsi.al 10 January 2022
Daçiç: Kam frikë nga presionet për ta njohur

Kryeparlamentari serb Ivica Daçiç tha sot se ka frikë nga presionet politike për ta njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Daçiç, duke folur për disa ligje të cilat,sipas tij Serbia po i harmonizon me Bashkimin Evropian, u ndal të flasë edhe për Kosovën, arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me të cilën përmendet gjithmonë si parakusht për integrimin e Serbisë në BE.

Sidoqoftë, Daçiç vlerëson se çështja e presioneve politike ndaj Serbisë lidhur me Kosovën “nuk kanë të bëjë me BE-në, aq sa ka të bëjë me vendet anëtare të BE-së”.

“Serbia po shkon drejt BE-së, është në interesin tonë të jemi anëtare e BE-së, por sigurisht që është në interesin tonë t’i mbrojmë interesat tona shtetërore dhe kombëtare dhe këtu s’ka asnjë kompromis në kuptimin që do ta njohim Kosovën apo diçka të tillë. Kjo është e papranueshme për ne”, tha Daçiç për TV Happy.

Sipas tij, ndryshimet në kushtetutën e Serbisë në fushën e drejtësisë po bëhen me rekomandimin e BE-së.

Për këto ndryshime, është planifikuar mbajtja e një referendumi të dielën, më 16 janar.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar më herët se Qeveria nuk do të lejojë mbajtjen e këtij referendumi edhe në Kosovë./Express

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI