Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

EMA: Vendimi për pilulën e Pfizerit, brenda javësh

Lapsi.al 10 January 2022
EMA: Vendimi për pilulën e Pfizerit, brenda javësh

Rregullatori për ilaçe i Bashkimit Evropian tha se do të vendosë brenda javësh nëse do të miratojë apo jo për përdorim pilulën e Pfizerit kundër koronavirusit. Shtetet e Bashkuara veçse kanë autorizuar për përdorim pilulën e gjigantit farmaceutik amerikan, Pfizer.

Në dhjetor, Agjencia Evropiane për Barna (EMA) u dha të drejtë shteteve që të vendosin nëse duan që të lëshojnë miratim urgjent për përdorimin e pilulës, që njihet me emrin Paxlovid.

Por, EMA tha se tani do të nisë të vlerësojë pilulën me qëllim që t’i japë ose jo miratimin e plotë për përdorim në 27 shtetet e bllokut evropian.

“EMA do të vlerësojë përfitimet dhe rreziqet e Paxlovidit në një periudhë të shkurtër kohore dhe mund të publikojë vendimin brenda javësh”, tha kjo agjenci përmes një deklarate për media.

EMA tha se marrja e vendimit do të varet nëse të dhënat e Pfizerit janë “mjaftueshëm të forta”.

Kjo agjenci po ashtu është duke vlerësuar edhe aplikimin për miratim edhe të pilulës së krijuar nga kompania Merck.

SHBA-ja në dhjetor miratoi për përdorim pilulat e dy kompanive Pfizer dhe Merck.

Të dy pilulat është thënë se mund të kontribuojnë në luftën kundër sëmundjes COVID-19, pasi studimet kanë treguar se ato ulin rrezikun e hospitalizimeve dhe vdekjeve në mesin e pacientëve që konsiderohen se janë në rrezik të lartë nga koronavirusi.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI