Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

FOTO/ Djokovic shkakton trazira në Melburn: policia përdor spray djegës për të shpërndarë tifozët e serbit

Lapsi.al 10 January 2022
FOTO/ Djokovic shkakton trazira në Melburn: policia përdor spray

Novak Djokovic dhe çështja e vaksinimit e kanë trazuar Australinë shumë më tepër se sa ka menduar kryeministri Scott Morrison. Dhjetra mbështetës të tenistit serb u gjendën jashtë zyrës ligjore të avokatit që mbrojti Djokovic në apelimin pas refuzimit të vizës, që e pengonte atë të luante në Australian Open, duke kërkuar lirinë e tij. Tifozët mbërritën para ndërtesës pak pas orës 20:00, të veshur me flamuj serbë, duke brohoritur "lironi Novak!" dhe duke bllokuar trafikun në të dy drejtimet. Pak para orës 21:00, me orën lokale, gjakrat u nxehën ndërsa turmat rrethuan një makinë që përpiqej të kalonte rrugën. Policia më pas përdori spray me piper kundër mbështetësve të Djokoviç pasi ata rrethuan atë që ata besonin se ishte automjeti i yllit të tenisit.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI