Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

India nis dhënien e dozave përforcuese të vaksinave kundër COVID-19

Lapsi.al 10 January 2022
India nis dhënien e dozave përforcuese të vaksinave kundër

India ka nisur të ofrojë dozën përforcuese të vaksinës kundër koronavirusit për grupet me prioritet.

Punëtorët shëndetësorë, ata në linjë të parë të frontit dhe personat mbi 60 vjeç, të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje, tani mund ta marrin dozën e tretë.

Ky proces ka nisur teksa India është duke raportuar për rritje të shkallës së infektimit, si pasojë e përhapjes së variantit Omicron të koronavirusit.

Studimet e para nga disa shtete kanë sugjeruar se vaksina përforcuese mund të ofrojë më shumë mbrojtje ndaj variantit të ri.

Varianti Omicron është identifikuar fillimisht në Afrikën e Jugut, në nëntor të vitit të kaluar.

Prej atëherë, shumë shtete kanë zgjeruar programet e tyre për dozat përforcuese apo kanë zvogëluar periudhën e dhënies së dozave shtesë, me qëllim të rritjes së mbrojtjes ndaj virusit.

Në Indi, personat që marrin dozën përforcuese, duhet ta sigurojnë vaksinën e prodhuesit të njëjtë me dozat paraprake.

Në Indi janë dhënë dy vaksina të prodhuara brenda shtetit, Covishield dhe Covaxin.

Procesi i vaksinimit në këtë shtet ka nisur në janar të vitit 2021.

Të dielën, India ka regjistruar më shumë se 179,000 infektime ditore me koronavirus.

Autoritetet indiane kanë thënë se 91 për qind e banorëve tashmë janë vaksinuar pjesërisht, derisa 66 për qind kanë marrë të dyja dozat.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI