Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Inter e Milan i shkruajnë, Chiesa mesazh të gjithëve: "Faleminderit për mbështetjen, shihemi së shpejti"

Lapsi.al 10 January 2022
Inter e Milan i shkruajnë, Chiesa mesazh të gjithëve:
“Faleminderit nga zemra të gjithëve për mesazhet e mbështetjes”. Me këto fjalë, Federico Chiesa ka dashur ti dërgojë një mesazh të gjithëve në profilin e tij në Instagram. Lojtari i Juventusit ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar në gjurin e majtë dhe do t'i nënshtrohet një operacioni në ditët në vijim. Sezoni i tij tashmë ka përfunduar, por sulmuesit nuk i mungon optimizmi: “Shihemi së shpejti, në fushë!”.
Ndër të parët që i kanë treguar mbështetjen e tyre për dëmtimin e rëndë të Chiesas, kanë qenë shokët e skuadrës dhe tekniku i kombëtares së Italisë Mancini, por në këtë moment të vështirë lojtarit i ka ardhur edhe sensibilizimi nga Inter e Milan, të cilët përmes kanaleve të tyre sociale uruan rikthimin e shpejtë të rivalit të tyre në fushë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI